Rreth Nesh

foto-resh-neshReal Shpk është një nga kompanitë më të sukseshmë në sektorin e industrisë ushqimore në Shqipëri. Vitet e ekpseriencës dhe partneritetet me kompanitë më të mëdha europiane i kanë dhënë “Real Shpk” një status të një kompanie me nje sere historish suksesi.

Cdo gjë ka filluar me hapa të vegjël dhe me investime modeste që shumë shpejt u kthyen në ndërmarrje dhe një partner kryesor i industrisë ushqimore.

 

Historik i shkurtër

1994 – Themelimi i shoqërisë “Real shpk” me vendndodhje ne Tirane, pranë Medresesë

1996 – Blerja e tokës ne Vaqar dhe fillimi i ndërtimit te objekteve te shoqërisë

1998 – Vendosja e firmës ne Vaqar dhe ndërtimi i repartit te riparimit dhe remontit te makinerive

2000 – Zgjerimi i aktivitetit me tregtimin e erëzave, preparateve dhe zorrëve artificiale

2004 – Prodhimi për here te pare i linjës R 306 për prodhimin e qofteve

2006 – Prodhimi për here të pare i përzierëseve te sallamit R 140

2005 – Prodhimi i pajisjeve të ndryshme për nevojat e prodhueseve te mishit dhe te djathit

2010 – Fillimi i bashkëpunimit me firmën gjermane Bizerba, për tregtimin e peshoreve

2013 – Hapja e linjës për përgatitjen dhe tregtimin e transportierëve, rripave dhe bandave te parafabrikuara për makineritë e industrisë ushqimore.

Filozofia e firmës: Orientimi ndaj klientit.

Cilësia e produkteve te ofruara nga ne, është përcaktuese për suksesin tone ne treg gjate këtyre 20 viteve te aktivitetit te shoqërisë Real.

Ne pikëpamje te xhiros, Real është një shoqëri mesatare ne Shqipëri, qe përpiqet për suksesin e klientëve te vet, duke qene përherë ne mbështetje te aktivitetit te tyre prodhues.

Drejtuesit e shoqërisë dhe gjithë punonjësit e firmës se bashku, përpiqen te ndërtojnë një bashkëveprim te besueshëm dhe te qëndrueshëm me klientët, me lëvruesit dhe me te gjithë partneret e tjerë ne aktivitetit tone prodhues dhe tregtar.

Ne një shoqëri si kjo e sotmja, qe për atë qe punon, nuk mbetet kohe e lire, ne dëshirojmë te konsolidojmë dhe te ofrojmë një shkalle te larte besimi ne zgjidhjen e problemeve. Ne nuk e konsiderojmë veten si Discounter, por ofrojmë kontributet tona brenda kornizave e rregullave te tregut, duke ofruar çmime qe i përgjigjen shërbimit.

Ne e shohim veten ne një proces te vazhdueshëm përmirësimi , me premisën qe rezultatet e punës sonë te mbështesin  ne mënyre sa me optimale klientët ne prodhimet e tyre.

Vlerësimi dhe vërejtjet për punën tone nga klientët, si dhe bashkëpunimi i ngushte me lëvruesit, përben për ne, një instrument shtytës për përmirësimin tone te vazhdueshëm.

Ne i njohim hapur gabimet dhe i kemi vene vetes detyre, të përpiqemi te jemi aktiv, për te gjetur pa mëdyshje dhe pa vonese,  zgjidhjet e duhura. Problemet ne i shohim dhe i trajtojmë si shanse për te mësuar dhe përmirësuar punën tone.